Haradinaj: Angazhimi im s’do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar

Lideri i AAK’s dhe i nominuemi për Kryeministër nga PAN’i, Ramush Haradinaj në nji postim në Facebook, tue falënderue votuesit e tij, ka shkrue se “ka me ba të pamundunën që besimin tuej me kthy në fuqi e përcaktim për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët”.

 

Postimi i plotë i Haradinajt:

 

Te nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar votuesit e mi!

Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap!  Nga zemra Ju faleminderit!

Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi.

Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!

Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e percaktim per zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët! Na priftë e mbara!  RH