Haradinaj: Çdo vendim kam me marrë n’interes të atdheut

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK – AAK – Nisma, Ramush Haradinaj, ka thanë se ka shumë të tillë që sot po moralizojnë me vendimin të cilën ai e mori, për m’u bashkue me PDK’n në koalicion parazgjedhor.

Simbas tij, “nëse asht në interes të atdheut, nëse ka nevojë, çdo vendim kam me marrë”.

“Ky vendim asht në interes të atdheut, dhe për këtë e kemi lidhë fatin. Kush janë të tjerët. Nuk janë të zot as me marrë vendime dhe as me i zbatu ato. Nëse ka të atillë që marrin vendim, ata nuk mundën me i zbatue. Me 11 Qershor fati i vendit asht ne duert e jueja. Unë nuk pritoj me ju thanë, në qat ditë që nisim punën ka me nderue atdheun. Atë ditë që nisim punën atë ditë kanë me thonë ‘bac u kry”, ka theksue Haradinaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkëbiseduen me qytetarë dhe sipërmarrës në Rahovec.