Haradinaj: Demarkacioni shpejt ka me marrë drejtim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rrugën e integrimeve euro-atlantike për vendin.

Tue e vlerësue angazhimin e Kroacisë për rrugën europiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën, Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria asht e përkushtueme në përmbushjen e të gjitha obligimeve të saj për me arritë synimin e anëtarësimit.

Kryeministri Haradinaj theksoi se çashtja e hapun e demarkacionit ka me marrë së shpejti nji drejtim dhe kjo ka me mundësue lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE.

Ai tha se Kosova asht e angazhueme për ruejtjen dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe në këtë rrafsh i vlerësoi nalt marrëdhaniet me Malin e Zi.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, e përgëzoi Kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe theksoi se Kroacia ka me vazhdue me mbështetë aspiratën e Kosovës dhe njikohësisht edhe të rajonit të Ballkanit për integrime euro-atlantike. 

Shperndaje në: