Haradinaj e ban nji veprim të madh me gazetarët

ramush haradinaj
Kryeministri Ramush Haradinaj u ka kërkue falje gazetarëve në vend për fjalorin e tij të përdorun ditë ma parë.

Ai ka ftue nji konferencë për tj’u adresue para mediave, ku ka pranue se ka përdor fjalor jo adekuatë ndaj gazetarëve.

“Ky asht gjest i vogël edhe shejë falënderimi të punës që bani dhe kërkimfalje për fjalorin tim të ditëve ma herët”, ka thanë Haradinaj.

Haradinaj ka thanë se asht në stres të madh për shkak që sic ka theksue situatës jo të mirë në vend.

“Jam me nji stres të madh, gjendja në vend nuk asht e mirë, asht e vështirësueme”.

Ai ka përmend gjendjen në shëndetësi e fusha tjera, po në theks e ka pasë energjinë.

“Nëse e mendoni lajmin që tue hy në dimën mund të hyjmë në kollpaks energjentik, që përvec energjisë kishim me humb 500 mijë euro në ditë”.

“Detyra ime dhe atyne që punojmë me mue asht me ba diferencën”, ka pohue Kryeministri Haradinaj.

 

Shperndaje në: