Haradinaj e jep nji zotim të madh për gjendjen në shëndetësi (foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqnuem nga Zavendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizitue n’orët e mbramjes Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Repartin e Emergjencës.

Gjatë kësaj vizite Kryeministri Haradinaj u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj dhe nga drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani.

Kryeministri Haradinaj tha se qëllimi i kësaj vizite asht me pa nga afër kushtet në të cilat gjendet QKUK, si dhe për me shpreh përkrahjen e plotë për shëndetësinë kosovare.

“Falënderoj personelin mjekësor në të gjitha nivelet për nji punë vërtet heroike dhe që gjithë kohën jeni në presion dhe në vështirësi. Së dyti u them se nuk do t’ju lamë vetëm, pra due me qenë me ju për me përmisue gjendjen në shëndetësi”, tha Kryeministri Haradinaj.

Curr Gjocaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, tha se me Kryeministrin Haradinaj në krye shëndetësia ka me qenë prioritet.

“Për hir të së vërtetës deri tash kemi marrë mbështetje kryesisht me fjalë, por shpresojmë se vërtet shëndetësia ka me qenë prioritet i qeverisjes tuej. Besojmë se do t’ja dalim në krye me ofrue ma të mirën e mundshme për pacientët tanë”, tha drejtori Gjocaj.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se kjo vizitë tregon përkushtimin e madh të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë, si mbështetje institucionale  direkt për punëtorët shëndetësor.

“Do të ketë investime nga Qeveria e Republikës së Kosovës, por n’anën tjetër do kërkojmë dhe përmisime të shërbimeve, në mënyrë që të ketë cilësi sa ma të madhe”, tha Ministri Ismaili.

download-3download-2download

Shperndaje në: