Haradinaj e ka edhe nji thirrje për votuesit

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj, i cili asht kandidat për Kryeministër i koalicionit me PDK’n e NISMA’n për Kosovën, ka ba thirrje të votohet.

Ai ka thanë se edhe në këta minutat e fundit duhet qytetarët me votue dhe me ja dhanë Kosovës shansin për të nesërmen.

“Minutat e fundit për të votuar. Mos hamendëso më! Vota jote vlen! Jepi shansin Kosovës dhe të nesërmes së saj!”, ka shkrue Haradinaj, nji orë para se të mbyllen vendvotimet.