Haradinaj e O’Connell pajtohen për nevojën e forcimit të institucioneve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Kryeministri Haradinaj dhe Ambasadori O’Connell biseduen për ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Ata theksuen nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi naltë mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhanë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe njikohësisht edhe përkrahjen për vendin në skenën ndërkombëtare.

Ambasadori O’Connell tue e përgëzue Kryeministrin Haradinaj për detyrën, tha se Kosova ka me pasë mbështetjen e vendit të tij n’agjendat e saj dhe rrugën e integrimeve euro-atlantike.

 

Shperndaje në: