Haradinaj e pret Ambasadorin O’connell, temë edhe krijimi i Qeverisë (foto)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka takue ambasadorin e Mbretnisë së Bashkueme, Ruairi O’Connell, me të cilin ka bisedue për çashtjen e konsolidimit të institucioneve të reja mbas zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Haradinaj përmes nji shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thanë se e ka sigurue ambasadorin O’Connell, për angazhimin e tij dhe të partnerëve për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çashtjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.

 

Postimi i Haradinajt

 

Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.
E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.
I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
RH

Image may contain: 2 people