Haradinaj e pret në takim mikun e madh të Kosovës (foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, priti në takim ish-Kryetarin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesic, i cili e uroi Kryeministrin kosovar për detyrën, tue i shpreh atij dëshirat ma të mira, për të dhe popullin e Kosovës, në rrugën euroatlantike.

Ish-Kryetari kroat Mesic nga ana e tij asht shpreh se funkcionet politike janë kalimtare, porse miqësia me Ramush Haradinajn dhe me popullin e Kosovës ka me qenë e përjetshme.

 

Kryeministri Haradinaj theksoi mbështetjen e fuqishme që Kryetari Mesic i ka dhanë  Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90 e deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit drejt pamvarësisë, e deri në ditët e sotme.

“Në Kosovë jeton nji komunitet i vogël kroat dhe unë si Kryeministër i vendit, në asnjë moment nuk do t’i lë ata të vetëm. Do të jem pranë tyne…”, ka thanë Kryeministri Haradinaj.

Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO asht nji shembull i mirë, tek i cili duhet të mbështetet Kosova në agjendën e saj euroatlantike, ka thanë Kryeministri Haradinaj.

 

Shperndaje në: