Haradinaj i detyron Ministrat me punue edhe të Shtunën (video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkue nga Ministrat e tij me punue edhe të Shtunën dhe me kthy komentet në programin qeveritar, të cilin ju ka dorëzue sot.

“Ju presim që deri nesër n’ora gjashtë me i dërgue materialet për plotësimin e plan-programeve”, tha Haradinaj.

Ai bani të ditun se mbledhja e ardhshme e Qeverisë asht të Hanën n’ora 16:00.

“Ju ftoj që t’i riktheheni edhe njiherë programit. Sot e kemi të pamundun me diskutue, sepse sot e keni marrë”, tha Haradinaj, i cili ju kërkoi mvartësve të tij falje që po i detyronte me punue edhe në ditë vikendi.

Haradinaj porosit ministrat të mos mungojnë në interpelanca. Ai po ashtu ju ka tërheq vërejtjen ministrave se do të kërkojë nga ta që të jenë sa ma të përgjegjshëm edhe ndaj Parlamentit e të mos mungojnë në pyetjet parlamentare.

 

Shperndaje në: