Haradinaj i thërret gazetarët në nji takim bashkëbisedues (foto)

Mbas përplasjes verbale që pati me nji nga gazetaret për shkak të nji pyetjeje që ajo bani rreth çashtjes së Demarkacionit, Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka organizue sot nji takim me gazetarët në ndërtesën e Qeverisë.

Ky takim mes Kryeministrit Haradinaj e gazetarëve të cilët përcjellin aktivitetet e Qeverisë fillon sot n’ora 18:00.

Zyra e informimit e Qeverisë së Kosovës njofton se takimi ka me pasë karakter bashkëbisedues me Kryeministrin Ramush Haradinaj për të gjitha temat dhe interesat e gazetarëve.

 

 

Shperndaje në: