Haradinaj jep lajmin për Qeverinë, godet LDK’n e VV’n

Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thanë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja po i bllokojnë proceset.

Ai ka thanë se këto dy parti po i tuten formimit të Qeverisë, e cila kishte me u drejtue nga Ramush Haradinaj.

“Nuk mundet Vetëvendosja me krijue qeverinë pa e provue PAN’i. Ata po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, mbasi po tuten nga formimi i Qeverisë”, tha Haradinaj në RTK.

Lideri i AAK’s asht shprehë i bindur se i ka numrat për krijimin e Qeverisë.