Haradinaj ka evidentue 100 detyrat e Qeverisë së tij

ramushharadinaj

Koalicioni PDK-AAK-Nisma i cili beson se ka sigurue numrat për formimin e Qeverisë, tanima asht në fazën e finalizimit të programit qeverisës.

I nominuemi për Kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj tashma ka caktue 100 detyrat e qeverisë së tij.

Muharrem Nitaj anëtarë i kryesisë dhe zadhanës i AAK’s, ka thanë për lajmi.net se asht punue shumë në harmonizimin e programit qeverisës i cili asht në fazën përfundimtare.

“Gjithçka asht në fazën e diskutimeve dhe harmonizimit. Haradinaj i ka evidencue 100 detyrat e para që do t’i ketë Qeveria e tij. Asht punue bukur shumë në harmonizimin e programit, por thash se program qeverisës asht në fazën e finalizimit”, ka thanë Nitaj.

Koalicioni PAN si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 Qershorit synon që shumë shpejtë me i formue institucionet e reja të dala nga zgjedhjet parlamentare.

Madje zyrtarë të këtij koalicioni janë shpreh se kanë sigurue mbi 61 vota, aq sa janë të nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re.