Haradinaj: Kemi dashtë nji Qeveri me bazë të gjanë

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thanë se arsyeja e vonimit të formimit të institucioneve ishte se si koalicion ishte i interesuem për nji Qeveri me bazë të gjanë.

Ai ka thanë se nuk ka me shkue  shumë dhe Qeveria ka me fillue punën.

“U ba nji koalicion habitës i konsultave dhe takimeve por arsyeja pse mori ma shumë kohë asht sepse ishim të interesuem për nji bazë ma të gjanë. Besoj që nuk do të shkojë shumë kohë dhe do të fillojmë punën… Ka me ardhë  shumë shpejt në afat kohor, duhet të kemi nji qartësi politike. Duhet të votohet Kryetari i Kuvendit pastaj Qeveria”, asht shpreh Haradinaj.

Këto deklarata ai ka dhanë në nji konferencë ku ka prezentue disa kandidat për kryetarë komunash.