Haradinaj: Kjo asht Qeveria të cilën po e synoj, frik seanca! (video)

Kandidati për Kryeministër i Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, deklaroi se po ban përpjekje për me formue nji Qeveri sa ma të gjanë.

Në nji interviste për Zërin e Amerikës, ai sqaroi se mbrenda kësaj jave ose javën e ardhshme, ka m’u mbajt vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Mbas shtimit të Ramush Haradinajt për me formue Qeverinë e re, Vetëvendosja dhe LDK filluen negociatat për me përafrue programet e tyne për me nxjerrë vendin nga ngërçi politik dhe kriza institucionale.

Por, Haradinaj, shprehet se kjo gjendje nuk ka me vazhdue përgjithmonë.

Madje ai i bani thirrje partive politike me kontribue për me zgjidhë krizën në Kosovë, e cila ka paralizue institucionet që mbas zgjedhjeve të 11 Qershorit.