Haradinaj: Kosova asht kthy në binaret e vet qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklarue se në javën që vjen kanë me ja  paraqitë Kuvendit të Kosovës, programin qeverisës.

Haradinaj këto komente i bani gjatë takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ku tha se ka me fillue nji praktikë të takimeve të rregullta për me i raportue Presidentit për zhvillimet qeverisëse në vend.

Kurse, Presidenti Thaçi ka thanë se kanë diskutue për vazhdimin e reformave demokratike për shtetin e ri.

“Tue e urue Haradinaj në të njajtën kohë ndajmë përgjegjësinë institucionale për prioritetet. Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë asht i randësishëm pa ndërhymje dhe presion nga ndërkombëtaret, kjo asht nji kulturë e re politike”, tha ai.

 

Shperndaje në: