Haradinaj: Ky version i Demarkacionit ka m’u rrxue

Kreu i egzekutivit, Ramush Haradinaj, edhe nji herë e ka ripërsërit se versioni aktual i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi asht i papranueshëm.

Ai ka thanë se versioni aktual ka m’u rrxue dhe se më pas mbetet në dorën e Malit të Zi nëse dëshiron me rinegociue këtë Marrëveshje me Kosovën apo jo.

“Ky version i Demarkacionit ka m’u rrxue e pastaj le të mbetet në dorë të Malit të Zi a ka me pranue me rinegociue apo jo”, ka deklarue Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj këto deklarata i bani gjatë nji takimi me gazetarë e me përfaqësues të mediave. 

Shperndaje në: