Haradinaj mban mbledhjen e parë si Kryeministër

Kryeministri Ramush Haradinaj, pak orë mbasi ka marrë detyrën, në 18:00 të mbramjes ka thirrë mbledhjen e parë të Qeverisë së tij.

Njoftimi për mbledhjen e së Hanës tashma asht ba publik nga zyra e tij për informim.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 18:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ramush Haradinaj gjysë ore para mesditës të së Hanës ka pranue detyrën e Kryeministrit nga tashma ish-kryeministri Isa Mustafa, me nji ceremoni solemne.

Ndërkaq, n’ora 12:00 të së njajtës ditë, Kryeministri i ri kosovar ka prit në takim ambasadorin amerikan Greg Delawie.

 

Shperndaje në: