Haradinaj me deklaratë për dialogun, e ‘thumbon’ Thaçin

Kryeministri Ramush Haradinaj sot në nji ngjarje të partisë së tij, ku i prezentoi kandidatët për kryetarë të komunave, foli edhe për proceset integruse të Kosovës në BE dhe NATO, dhe ndërlidhjen e tyne, me dialogun me Serbinë.

Haradinaj, kritikoi procesin e kaluem të dialogut me Serbinë, tue dasht me thanë se shteti fqinj nga ky proces po arrinë me nxjerrë statusin e kandidatit, e Kosova asgja, madje as liberalizimin e vizave.

Kryeministri, edhe pse direkt nuk e përmendi Presidentin Hashim Thaçi, i cili i ka pri gjithë procesit të dialogut me Serbinë, tha se Kosova edhe pse ka marrë pjesë me vjet në dialog, ja ku ka mbet.

“Liberalizimi i vizave. Po, e dojmë liberalizimin e vizave dhe ka me ardhë në kohë rekorde. Por, nuk asht vetëm liberalizimi i vizave, na e dojmë edhe statusin e kandidatit. Fqinjt tanë po i hapin kapitujt e antarësimit në BE, e na kemi marrë pjesë në dialog me vjet, dhe ja ku kemi mbetë”, ka thanë Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për atë se, çka përfiton Kosova nga antarësimi në NATO dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizimi Asociimit (MSA).

 

Shperndaje në: