Haradinaj në debat të nxehtë me Hotin e LDK’s – Jep deklaratë të fortë për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, asht përplasë në Kuvend me shefin e grupit parlamentar të LDK’s, Avdullah Hotin, me të cilin ka replikue rreth Demarkacionit dhe temave të tjera.

Mbas fjalimit të Hotit në foltore, Haradinaj u përgjigj tue thanë që beson që marrëveshja me Malin e Zi për Demarkacion ishte e gabueme, dhe për këtë, ka shtue që e ka sjellë në Kuvend me e paraqitë para deputetëve dhe se nuk ka me kthye ma mbrapa.

“Pasi ra Enveri në Shqipëri ka qenë një praktikë veç me u anku, unë kam mendu a vjen ndonjëherë ndonjë gjeneratë që nuk ankohet. Për demarkacionin unë besoj që është gabuar vija e kufirit, këtë s’po e them as për hatër e as për inat të askujt”, tha Haradinaj i tensionuem.

“100 herë me më rrëzu, prapë çohna në këmbë si macja, e plot te ju këtu me u rrëzu nuk mund të çoheni më, as politikisht as në asnjë mënyrë”, tha Kryeministri.

Për procedimin e Demarkacionit në Kuvend, Haradinaj e pranoi që gjendet në ‘provim’ të vështirë, por garantoi që nuk ka me kthye mbrapa marrëveshjen nga Kuvendi. Tue aludue në kryetarin e LDK’s, Isa Mustafa, Haradinaj tha që ai e kishte kthye mbrapa Demarkacionin nga Kuvendi, e nji gja të tillë tha që s’ka me ba ai.

“Na keni qitë në provim të vështirë, e pranoj se s’po guxojmë me thanë as po as jo. I ngratie ka pru niher edhe e ka kthy mbrapa. Unë një gjë po ua them që ju garantoj që kur e sjell më mbrapa nuk e kthej, e ju nëse keni guxim votojeni”, tha Haradinaj.