Haradinaj nuk zmbrapset: Kufini asht në Çakorr dhe Kullë (video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka rikonfirmue se kufini asht në Qakorr dhe Kullë.

Simbas tij, nuk ka nevojë askush me ju japë obligime, sepse ata e dinë çka i obligon Kushtetuta dhe se kjo punë ka me ecë përpara.

Ndërkaq sa i përket liberalizimit të vizave ai tha se nuk ka dëshirë me qenë pengesë e liberalizimit, por shpreson që çashtja e Demarkacionit ka m’u kry në afat të shpejtë, por pa dhanë datë të caktuem. /Rtk

Shperndaje në: