Haradinaj: Opinioni publik me na mirëkuptue, s’po duem me ba nji qeveri sa për me thanë

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka thënë se opinioni publik duhet të ketë durim deri sa të krijohen institucionet e vendit.

I nominuari për kryeministër nga PAN i ka përmendur tri arsye se pse po vonohet krijimi i qeverisë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

E para: zgjedhjet e kanë prodhuar rezultatin që e dini të gjithë.
E dyta: jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.
E treta: nuk jemi aspak të interesuar që t’a bëjmë një qeveri sa për ta bërë.

Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.

Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktuar kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe t’a zhbllokojmë vendin.

Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!

RH