Haradinaj: Përfshimja e AKR’s punë e kryeme në Qeveri

Kreu i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thanë se mos prezenca e tyne nëpër vazhdimin e seancave konstitutive ka qenë në të mirë të vendit.

“Kemi pas mundësinë me u kthy në seancë me 61 vota, por asht krijue nji situatë e re më gjithëpërfshimëse te pozicioni i AKR’s dhe i kemi dhanë kohë”, ka thanë Haradinaj.

Ai ka thanë se këtë e kanë ba me kujdes të madh por që arsyetohet, sepse në mandatin e tyne do të kenë përfshimje ma të gjanë në qeverisje.

“Nuk do t’i humbim ma kohë vendit. S’jemi të kënaqun që ka ndodh por po arsyetohet sepse do te kemi nji përfshirje ma të gjanë në qeverisje”, ka përfundue ai.