Haradinaj përmbyll vizitën në Shqipni me takimin e Princit Leka (foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përmbyll vizitën njiditore në Shqipni, të parën zyrtare jashtë vendit, me takimin që ka zhvillue me Princin Leka.

Në këtë takim Kryeministri Haradinaj ka qenë i përcjellun edhe nga grueja e tij, Anita.

“Jemi krenar që kemi Kryeministër qe po shërben me dinjitet për Kosovën dhe po punon për çashtjen kombëtare. Jam dhe do të mbetem në shërbimin e Kosovës”, tha mbas takimit Princi Leka.

Kryeministri Haradinaj ka thanë se asht në traditë vizita të Princi Leka, tue shtue se si komb, Mbretnia na ban nder.

“Do të mbetemi gjithmonë bashkë. Shqiptarët janë shqiptarë kudo që ndodhen, rruga e të qenit bashkë si sot na afron ma shumë rreth bashkimit kombëtar”, ka thanë Haradinaj.

Gjatë ditës, Kryeministri Haradinaj ka takue Kryeministrin Rama, Presidentin Meta, Kryeparlamentarin Ruçi, kryeopozitarin Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

haradinaj1haradinaj2haradinaj3haradinaj4haradinaj5haradinaj6