Haradinaj priti Apostolova’n, qe për çka biseduen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE’s në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Ambasadorja Apostolova e përgëzoi Kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadorja Apostolova biseduen për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit.

Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e Qeverisë së re në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

 

Shperndaje në: