Haradinaj punoi sot bashkë me krejt Ministrat

Ashtu siç kishte paralajmërue, Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë tanë ditën në punë.
Përveç tij edhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar kanë kry punën sikur në ditë të zakonshme të punës, ani pse asht fundjavë.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmue zadhanësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu.

“Sot bashkë me Kryeministrin Haradinaj kanë punue edhe gjithë ministrat që kanë kry punët nëpër dikasteret e tyne”.

“Ka pas nga ministrat që kanë qenë në kabinetin e Kryeministrit dhe kanë zhvillue takime me të, për m’u konsultue mbi programin Qeverisës”, ka shtue ai.

Vllahiu ka theksue se ministrat kanë kohë deri n’orën 18:00 me i dërgue vërejtjet dhe këshillat mbi plotësimin e programit qeveritar.

 

Shperndaje në: