Haradinaj: Qe kur mundet me u ba qeveria gjithëpërfshimëse

Kryetari i AAK’s, dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thanë që janë në konsultime me AKR lidhun me formimin e qeverisë.

Tutje, ai ka shtue që qeverisja gjithëpërfshimëse asht njana nga mundësitë për seancën e 24 Gushtit.

Këto komente Haradinaj i bani gjatë nji konference për media, ku AAK’ja emnoi Rexhep Kadriun kandidat për kryetar të Gjilanit.