Haradinaj, qe qysh i fton qytetarët në protestë!

ramboooooooo

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të bajë thirrje për protestën e paralajmërueme më 14 Maj.

Haradinaj përmes nji videos ka thanë se “Kosova nuk asht mirë, na nuk kemi arritë me përparue në Veri, na s’po arrimë me u zhvillu n’ekonomi, me hap vende të punës, na s’po arrijmë me ba shtet ligjor me të paprekshmit e korruptuem që korrupcionin e kanë në nivel endemik”.

Ai ka thanë se ndryshimin duhet ba bashkë dhe i ka ftue qytetarët të jenë në protestën ku do të shprehin mospajtimin e tyne edhe për Asociacionin e Demarkacionin.

“Si mundemi me ba këtë ndryshim tue reague, tue e shpreh mos-pajtimin me 14 maj në ora 2 bashkohemi në Prishtinë”.