Haradinaj: Qeveria ka prioritet integrimin e Kosovës në BE (foto)

Sot u mbajt takimi i rregullt i Këshillit Ministror për Integrim Europian me qëllim të evidentimit dhe implementimit të kritereve të caktueme nga BE për integrimet europiane.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo praktikë e këtij këshilli duhet me qenë ma e shpeshtë, mbledhje javore.

“Reforma që buron nga agjenda europiane dhe ministrat duhet me i zbatue kriteret dhe detyrat e veçueme nga MSA, për këtë arsye takimi i sotëm ka nji randësi të madhe. Na si Qeveri kemi në prioritet integrimin e Kosovës në BE”, tha Haradinaj.

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha tha se roli i këtij këshilli asht me randësi për faktin se këshilli nuk asht mbledh që prej vitit 2013.

“Para MI janë shumë sfida dhe qytetarët e Kosovës mbetën të izoluem për shkak të mos liberalizmit. Për këtë duhet plotësue kushtet siç janë lufta kundër korrupcioni”, tha ajo.

Ajo asht zotue për implementimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

Mbas fjalimit të Kryeministrit dhe ministres së Integrimeve Europiane, mbledhja po vazhdon me dyer të mbylluna.