Haradinaj: Shëndetësia në Kosovë ka defekte të caktueme

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vizitue Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me ç’rast punën e mjkekëve e ka vlerësue të mundimshme tue iu dhanë atyne epitetin e herojve të vendit.

Haradinaj së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë qëndrue sot në mëngjes në Klinikën e Kirurgjisë, ku kanë zhvillue takim me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, dhe menaxhmentin e QKU.

Me këtë rast, Haradinaj ka thanë se shëndetësia në Kosovë ka defekte të caktueme, të cilat zgjidhen me angazhim politik dhe institucional, ndërsa nuk ka tregue se për cilat probleme ka diskutue sot me menaxhmentin e QKU.

“Mjekët, personeli shëndetësor, vërtetë bajnë punë të mundimshme edhe janë heroj të Kosovës. Ajo pse jemi këtu asht se ka defekte të caktueme. Ka plot detyra që na dalin të përbashkëta tue fillue prej neve, nga politika, nga Qeveria, nga vendimmarrësit. Sot jemi dakordue që të ballafaqohemi me këto defekte së bashku”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: