Haradinaj shkarkon Komisionin për Demarkacion, cakton Bulliqin kryesues të ri

Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës si shef i egzekutivit ka shkarkue Murat Mehen dhe Komisionin Shtetnor për Demarkacion.

Kryeministria ka njoftue se nga sot, ky komision ka m’u drejtue nga ish-deputeti i LDK’s, Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë me krijue nji komision të ri për demarkim.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozue Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetnor për Demarkacion. Haradinaj njikohësisht e ka caktue ekspertin e njohun të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, me krijue ekipin për me marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetnor për Demarkacion”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.