Haradinaj tregon a ka marrëveshje me AKR’n, ka do fjalë edhe për LDK’n e VV’n

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thanë sot se krejt spektri politik ka ndryshue qëndrime.

Simbas kandidatit për kryeministër ka takime të të gjithëve dhe se simbas tij shumë shpejt ato të finalizohen.

Haradinaj në nji konferencë për media ku ka prezentue gjashtë kandidatë për kryetarë të komunave tha se ende nuk ka marrëveshje me AKR tue demantue raportimet e mediave gjatë ditës së djeshme.

“Kemi me i dhane epilog drejtim vendit. Ka ardhe koha t’i japim drejtim temave. Duhet të lëvizim përpara. Asht pakuptim kundërshtimi i konstituimit të Kuvendit. Kjo javë na iku, javen tjetër mendoj kemi me fillue me punë. Kam qenë i hapun dhe jam habit me logjiken e Vetëvendosjes dhe LDK, të cilëve iu kam kërkue konsulta dhe takime dhe jam habitë qe i kanë refuzue takimet nga nji ish koleg. Kemi mujt me u ulë në tavoline. Nga momenti që konstituohet Kuvendi ka me ndryshue dinamika”, tha Haradinaj.