Haradinaj vjen me nji lajm për seancën konstituive

I nominuemi për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thanë se ka gjasa që seanca konstituive e radhës e Kuvendit të Kosovës, mundet me u mbajte në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme.

Ai ka thanë se janë tue ba përpjekje që kjo seancë mos me dështue, duke mos dhanë detaje shtesë.

“Seanca e fundit nuk arriti epilogun. Edhe unë e paralajmërova nji ditë ma herët. Jemi në përpjekje që seanca e ardhshme mos me pasë epilogun e njajtë. Jemi në përpjekje që të kemi nji seancë në fund të javës ose në fillim të javës tjetër….. Jemi në fund të nji epilogu….”, ka thanë Haradinaj, i cili shtoi se për këtë janë përgjegjës të gjithë subjektet politike.