Haziri: Qe për çka jemi pajtue deri tash me Vetëvendosjen (video)

Nënkryetari i LDK’s Lutfi Haziri ka folë për bisedimet që po zhvillohen me Vetëvendosjen, për nji koalicion të mundshëm.
Thotë se janë pajtue në parime për formatin e punës.

“Na jemi marrë vesh në parime për punën edhe formatin e punës të cilën kemi me shty përpara. Natyrisht që jemi pajtu që ekipet tona me punue në përafrimin e politikave sektoriale”, tha Haziri.

Ai ka përsërit persëri kërkesat e LDK’s për njohjen e rolit të Ibrahim Rugovës dhe dosjet e Isa Mustafës.

“Unë e kam përmend edhe ma herët edhe rolin e Ibrahim Rugovës si themelues i këtij shteti, na kërkojmë nji qartësi nga VV për figurën e tij”.

“Asht çashtja e dosjeve karshi Isa Mustafës si kryetar i Komunës së Prishtinës por këtu ka rol edhe prokuroria”, tha ai.

Ai asht optimist se dallimet e tilla kanë m’u tejkalue.