Heroi motorist i Nice: Tentova me ja çelë derën kamionit, por…

Aleksander Migues quhet motoristi që u hodh mes rrotave të kamionit të terroristit që kreu masakrën në Nice, ditën e festës së Basties.

Pashë kamionin që u ngjit mbi trotuar dhe shtypi nji grue, mandej ai u rikthye në rrugë tue u përpjekë me ardhë kah unë. Ishte diçka instiktive, nuk di me shpjegue veprimin tim për me ndalër kamionin”, tha Migues.

Por, pamvarësisht trimnisë së tij Migues u detyrue me braktisë përpjekjen e tij për me ndalë franko-tunizianin, mbasi ai i drejtoi armën.

Ai ka mbetë i traumatizuem nga kjo eksperiencë dhe asht shprehë se nuk ka mujt me flejtë përgjatë 36 orëve të ardhshme.