Hetuesia merr hapat e parë ndaj Rikalo’s

Prokuroria Speciale e Kosovës ka urdhnue Policinë e Kosovës me i intervistue banorët shqiptarë të nji ndërtese në Prishtinë të cilët po pretendojnë se janë torturue nga Ministri i sapoemnuem i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo.

Lajmin për intervistimin e banorëve, fqinj të dikurshëm të Rikalo’s, e konfirmoi për BIRN kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.

“E kemi autorizue policinë me i intervistue banorët. Intervistimet janë ba me kërkesë të Prokurorisë Speciale”, tha Millaku.

Akuzat kanë zgjue reagime të shumta nga politika dhe shoqnia në Kosovë.

Vetë Rikalo i ka mohue ato akuza përderisa dy partitë opozitare, VV e LDK, kanë kërkue nga prokuroria nisjen e hetimeve ndërsa nga Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të tij.

Por Haradinaj, në nji deklaratë të l’shueme javën e kalueme, e mbrojti ministrin Rikalo tue thanë se kishte kërkue nga Prokuroria, AKI dhe Policia informata rreth akuzave të qytetarëve por këto institucione nuk kishin pasë informacione që ai mund të jetë i përfshimë në veprime të tilla.