Hillary Clinton hyn n’histori: Zyrtarisht kandidate për Presidente

Hilary Clinton hyn në histori si e para grue që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente e nji prej partive kryesore në Shtetet e Bashkueme të Amerikës..

Ajo e mori kandidimin zyrtarisht dje, kur u numëruen votat e delegatëve të çdo shteti në sallën e Kuvendit Demokrat.

Si nji shejë uniteti, ish-rivali i saj, Bernie Sanders kërkoi ndërpremjen e numërimit të matejshëm, mbasi u kalue kufini i nevojshëm prej 2383 votash nga delegatët dhe bani thirrje që procedura e votimit me u ba me za.

Ajo ka me u përballë tash me kandidatin republikan për president, Donald Trump, në zgjedhjet e Nandorit.