Hillary Clinton, qe qysh po rikthehet në politikë

Ish kandidatja për President të SHBA’ve ka themelue grupin politik i cili ka për qëllim veprimin kundër Donald Trump’it.

Ish kandidatja demokrate për President të SHBA’ve, Hillary Clinton ka themelue grupin për veprim politik kundër Presidentit amerikan Donald Trump, tue u kthy në skenën politike.

“Po e themelojmë grupin “Së bashku përpara” në mënyrë për me inkurajue njerëzit me u kyç dhe me u organizue, madje edhe me u kandidue për ndonji funkcion”, ka shkrue Clinton në llogarinë e vet në Twitter, shkruen AFP.

Në sajtin e kësaj organizate asht theksue se ky grup ka për qëllim promovimin e vlerave progresive, ndërsa vizitorët e sajtit përkujtojnë se Clinton ka fitue afër 66 milionë vota në garën zgjedhore me Trump’in Nandorin e vitit 2016.

“Muejt e kaluem kemi pa se çfarë asht e mundun kur njerëzit bashkohen dhe i kundërvihen frigësimit, urrejtjes, gënjeshtrave dhe krijimit të ndasive, dhe angazhohen për drejtësi, Amerikë gjithëpërfshimëse”, theksohet në kumtesë.