Hiroshima perkujton 71-vjetorin e bombës atomike, qe historia e saj!

Japonia shenon sot 71-vjetorin e bombardimit atomik amerikan të Hiroshimës, së bashku me thirrjen e kryebashkiakut për heqjen e armëve bërthamore si dhe thirrjen e liderave botnorë për me vizitua ma shumë vendin.

Rreth 50 mijë njerëz morën pjesë në ceremoninë, në Parkun Përkujtimor të Paqes pranë Ground Zero, tue mbajt nji minutë heshtje në momentin e saktë kur 71 vite ma parë nji bombardues amerikan B-29 hodhi nji bombë atomike në qytet, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botnore tue shkaktue vdekjen e 140 mijë personave.

“Sot, na ripërtërijmë vendosmëninë tonë, shprehim ngushëllimet e përzemërta për shpirtrat e viktimave të bombës atomike dhe zotohemi të bajmë gjithçka në fuqinë tonë për me eliminu armët bërthamore dhe për me ndërtue paqe të qendrueshme në botë”, tha kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui.

Përfaqësues nga 91 vende, tue perfshi fuqitë bërthamore të tilla si SHBA, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca, morën pjesë në ceremoni.