Historike: Harmonia Fetare në Shqipni, Vatikani i kushton nji pullë filatelie

Harmonia fetare në Shqipni, ku kishat e xhamitë qëndrojë pranë tyne asht ba pjesë e imazhit në nji pullë postare filatelie të prodhueme nga Vatikan.

Selia e Shejtë ka ndërmarrë këtë krijim me rastin e vizitës së parë të Papa John Pauli II në Shqinri, më 25 Prill 1993.

Në sfondin e pullës filatelie asht përdorë imazhi Papës, ai i kishës së Shën Mërisë në Apolloni, statuja e Skënderbeut në qendër të kryeqytetit, nji djalë me veshje popullore dhe Xhamia e Tiranës.

Në sipërfaqen e pullës asht shkrue emni i Vatikanit, ai i shtetit të vizituem dhe data e vizitës së Papa John Paul’it në Shqipni.

244517_2 244519