Hitleri nuk ishte vetvra? A janë këto foto prova reale?

Asht dokumentue mirë që diktatori nazist u vetvra në fund të Luftës së Dytë Botnore për mos me ra në duert e Ushtrisë së Kuqe, që po i afrohej me shpejtësi bunkerit të tij në Berlin.

Simbas versionit zyrtar, Adolf Hitleri qëlloi veten me allti, ndërsa Eva Braun zgjedhi nji dozë vdekjepruse cianidi dhe në përputhje me urdhnat e dhana nga vetë Fyhreri, trupat e tyne u djegën.

Ky asht versioni zyrtar i njanit prej akteve të fundit të Luftës së Dytë Botnore, por jozytarisht ka kohë që qarkullon nji tjetër version; ai që thotë se Hitleri jo vetëm që nuk u vetvra më 30 Prill të vitit 1945, por arriti me pshtue dhe me u largue drejt Amerikës Latine.

1479916696_hitleri31479917080

Në shërbim të kësaj teorie janë publikue disa fotografi. Fotot janë shkrepë në hotelin Eden në Argjentinë dhe në të pretendohet se asht vetë Hitleri së bashku me pronarët e objektit.

Autenticiteti i fotove nuk asht verifikue ende dhe as fakti nëse në foto asht vetë ish-diktatori nazist apo nji person tjetër që çuditnisht ka nji ngjashmëni të madhe me të.

Historiani Abel Basti shkruen në librin e tij “Ekzili i Hitlerit” se udhëheqësi i Gjermanisë naziste arriti që me nënshkrue nji pakt me amerikanët në fund të Luftës së Dytë Botnore për mos me ra në duert e sovjetikëve.

“Hitleri u largue nga bunkeri i tij në Berlin drejt aeroportit Tempelhof përmes nji tuneli. Në aeroport mori nji avion që e çoi drejt Spanjës, nga ku me nji nëndetëse u nis drejt Argjentinës”, thotë Basti.

Historiani pretendon se Hitleri jetoi në Argjentinë për nji dekadë dhe mandej u zhvendos në Paraguaji. Këtu, simbas tij, ai ndërroi jetë më 3 Fror të 1971.

1479916723_hitleri41479917081