Hollande i qet kushte Putinit me vizitue Francen!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka anulue vizitën në Paris, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth agjendës së bisedimeve me presidentin e Francës, Francois Hollande.

Zadhanësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin i ka thanë Hollande se “ai asht i gatshëm me vizitue Parisin kurdo që të jetë e përshtatshme për presidentin francez”.

“Andaj, do të presim derisa të vijë koha e përshtatshme”, tha Peskov.

Anulimi i vizitës së Putinit vjen nji ditë mbasi Hollande ka akuzue trupat siriane për kryemje të krimeve të luftës në Aleppo, me mbështetjen e Rusisë.

Putin asht dasht me vizitue Parisin javën e ardhshme, për me inaugurue nji kishë ortodokse ruse dhe për me pa nji ekspozitë të artit rus.

Hollande ka insisitue që me Putinin me folë vetëm për situatën në Siri.

“Zoti Putin, presidenti i Rusisë, asht dasht me ardhë në Paris shumë shpejt për me ndjek disa ceremoni inauguruese. Kam ra dakord për vizitën vetëm me kusht që ai me bisedue për Sirinë”, tha Hollande.

Moska ka mohue vazhdimisht se sulmon civilët, tue thanë se shënjestër e saj janë grupet terroriste në Siri.