Hollywood: Film për tragjedinë e Gërdecit

Nji nga ngjarjet ma tragjike të tranzicionit në Shqipni, shpëthimi i Gërdecit që u mori jetën 26 personave dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, ka përfundue në industrinë ma të madhe të filmit në Hollywood.

Historia e filmit ‘’War Dogs’’(Qentë e Luftës) e bazueme në nji ngjarje të vërtetë asht shkrue nga Guy Lawson dhe asht publikue mandej në librin ‘’Armë dhe Shokë’’.

Kjo histori që asht trajtue në film flet për dy trafikantë të ri të armëve David Packouz dhe Efraim Diveroli që morën nji kontatë me vlerë me 300 milionë dollarë për furnizimin e armëve të trupave amerikanë në Afaganistan.

Efraim Diveroli, u dënue me 4 vite burg për mashtrim, mbasi me skemën e tij spekulative vuni në lojë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe qeveritë e disa shteteve, përfshi dhe Shqipninë.

Kohëzgjatja e këtij filmi asht 114 minuta dhe trajtimi i ngjarjeve vjen sa në mënyrë komike aq edhe tragjike.