Hoteli ku mundeni me flejt në dy shtete në të njajtën kohë

Egziston nji hotel që asht ndërtue në dy shtete të ndryshme.

Hoteli Arbez me dy yje qëndron në kufinin mes Francës dhe Zvicrës.

Në anën franceze, Arbez asht në Rue de la Frontera në La Cure, ndërsa në anën zvicrane asht në Route de France në Cure.

Sapo të hyni mbrenda, ju mundeni me ecë prej njanit shtet në tjetrin në disa sekonda. Pozita e veçantë e këtij hoteli erdhi në vitin 1862, kur qeveria franceze dhe ajo zvicrane nënshkruen nji traktat për të modifikue kufinin mes dy vendeve, shkruen Swissinfo.

36df4d6d00000578-3729031-image-a-22-1470644148443_1470671733-373570 36df4d6900000578-3729031-image-a-20-1470644144163_1470671754-3822784 36df4d8100000578-3729031-image-a-24-1470644152608_1470671740-5145351