Hoti ironizon keq me numrat e PAN’it

 Mandatari për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-AL, Avdullah Hoti ka ironizue me deklaratat e zyrtarëve të koalicionit PAN se i kanë numrat.

Ai përmes nji statusi në Facebook ka thanë se numrat nuk janë mbledhje e zbritje, por asht besim dhe dashni për vendin.

Ai ka përsërit se nuk kanë me votue Haradinajn për Kryeministër dhe nuk kanë me ba asnji pazar.

“Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret. Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre. Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin. LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të dëshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë”, ka shkrue Hoti në Facebook.