Hoti: Marrim pjesë në çdo seancë që thirret në mënyrë kushtetuese

Kryetari i grupit parlamentar të LDK’s, Avdullah Hoti në nji postim në Facebook ka përgënjeshtrue lajmet se LDK nuk ka me marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Ai ka thanë se  kjo parti ka me qenë prezente në secilën seancë e cila thirret në mënyrë kushtetuse.

 

Postimi i Hotit:

 

Asnjehere nuk kam thene se nuk marrim pjese ne seance te Kuvendit. Ne do te jemi prezent ne cdo seance te Kuvendit qe thirret ne menyre kushtetuese. Por, duke qene se jane mbajtur gjashte seanca dhe PDK me satelitet e saj e kane bojkotuar procesin e konstituimit te Kuvendit, eshte e pakuptimte te thirren seanca nga kryesuesi i seances derisa nuk qartesohet situata. 
Mediet dhe analistet duhet drejtuar pyetjet dhe kerkesat drejt PDK-se perse kjo parti po bojkoton themelimin e institucioneve.