Hoxhaj e jep lajmin për numrat e Qeverisë, por kur mbahet seanca!

Mbas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PDK’s, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka thanë se kjo mbledhje ishte e rregullt, por ka ba të ditun se temë diskutimi ishte edhe çashtja e konstituimit të institucioneve.

Hoxhaj ka thanë se liderët e partive të koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë të mandatuem të koalicionit për çashtjen e koordinimit institucional për konstituimin e Qeverisë së re.

Ai ka thanë se këtyne tre liderëve u takon m’u koordinue me Presidentin, Hashim Thaçi për thirrjen e seancës së re, por ka thanë se nuk e di se kur do të thirret seanca konstituive.

“Qëndrimi ynë asht se e i kemi votat  për me votue Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por a do të ndodh këtë javë, a do të ndodh gjatë ditëve të ardhshme këtë e dinë Veseli dhe Haradinaj… Nuk e di se a do të ketë këtë javë apo javën e ardhshme, meqë përtej asaj që na si partner i kemi numrat për seancë, ka edhe procedura për pregaditje teknike”, asht shpreh Hoxhaj.

Ai ka thanë gjithashtu de duhet hartue platëforma qeverisëse.