Hoxhaj e jep lajmin pozitiv për takimin e të Mërkurës

Përgjatë vazhdimit të seancës së Kuvendit, kryesuesi i saj, Adem Mikullovci u ka ba ftesë partive parlamentare për nji takim konsultativ për ditën e Mërkurë.

I kontaktuem nga Indeksonline, Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmue se do të jenë pjesë e këtij takimi.

Hoxhaj ka theksue se koalicioni PDK-AAK-Nisma kanë me qenë pjesë e këtij takimi konsultativ.

“PDK-AAK-NISMA kanë me marrë pjesë në takimin konsultues të Mërkurën dhe se në vend të veprimeve të njianshme, i japim prioritet dialogut ndërpartiak dhe mirëkuptim për të konstitue Kuvendin dhe formue Qeverinë e re”, ka thanë Hoxhaj.