Hoxhaj në SEECP: Kërkohen bashkëpunime konkrete në rajon (foto)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij gjatë sesionit të Samitit të SEECP-së (Procesi i Bashkëpunimit për Europën Juglindore) me ministrat e Jashtëm në Dubrovnik ka fol në lidhje me bashkëpunimin në mes të shteteve pjesëtare të SEECP dhe sfidat për ecjen përpara.

Hoxhaj ka thanë se Ballkani ka hy në nji fazë të lodhjes, ndërsa në anën tjetër gjatë gjithë kohës asht në rrezik nga ndikimi i padëshiruem nga Rusia.

Në fjalimin e tij Hoxhaj asht orientue kah bashkëpunimi në mes të vendeve të rajonit mbi parimin e barazisë.

Këtu, Hoxhaj përmend udhëheqjen e organizatave rajonale dhe selitë e tyne.

“Kur jemi te organizatat rajonale, duhet rrit përfaqësimin e barabartë për të gjitha vendet e rajonit. Njisoj edhe selitë e organizatave të ndryshme rajonale. Për me funkcionue bashkëpunimi dhe projektet për zhvillimin e rajonit, duhet përfaqësim i barabartë në këto instanca, dhe për këtë na duhet ndihma e të gjithë juve”, ka deklarue Hoxhaj.

Hoxhaj u ka ba thirrje të gjitha shteteve që ta mbështesin Kosovën në nismat për kryesim të organizatave rajonale.