Hoxhaj paralajmëron për ‘misionin humanitar’ rus në Kosovë

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reague ashpër ndaj bashkëpunimit të ashtuquejtunës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me OJQ’n “Misioni Humanitar Rus”, bashkëpunim ky i cili pretendon se po bahet për me i ndihmue serbët e Kosovës.

Në nji reagim nëpërmjet Twitter, ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe Zavendëskryeministri aktual ka thanë se “mision rus në Kosovë” është vetëm nji maskë që ka për qëllim me kthy mbrapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në rajon.

Zavendëskryeministri Hoxhaj ka thanë se Qeveria e Serbisë po tenton me ndërhy në Kosovë tue i maskue strukturat paralele si shërbime humanitare të ofrueme nga OJQ’t ruse.

Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka shkrue se Marko Djuric dhe zyra e tij në Beograd janë tue shërby si dorë e zgjatun e ndërhymjes hibride të Rusisë me qëllim të damtimit të stabilitetit të udhëhequn nga SHBA dhe BE në Ballkan.